Data 19 gusht shënon nisjen e pelegrinazhit drejt malit të Tomorrit, një mal i konsideruar “i shenjtë”, pasi në të prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu. Mali i Tomorrit vizitohet gjatë 7 ditëve të pelegrinazhit nga mijëra pelegrinë nga Shqipëria, Diaspora dhe mbarë bota, të cilët udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorrit nën ritmet fetare të bektashinjve, pavarësisht besimeve fetare që i përkasin. Si asnjë vit tjetër, pelegrinazhi këtë vit do të kryhet nën masa të rrepta sigurie, për shkak të pandemisë COVID-19. Për mbarëvajtjen e këtij pelegrinazhi, që fillon në 19 gusht dhe përfundon në 25 gusht, Drejtoria Vendore e Policisë së Beratit ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”, ku marrin pjesë çdo vit mijëra pelegrinë nga Shqipëria dhe mbarë bota.
Shefi i Sektorit për Rendin dhe Sigurinë Publike në DPV Berat, Kryekomisar Dashamir Bendo, në një prononcim për mediat ka deklaruar se, Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim edhe me Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë dhe Skrapar, në bazë të një plani të detajuar masash, është angazhuar maksimalisht për këtë pelegrinazh, me qëllim sigurimin e rendit dhe sigurisë publike në Malin e Tomorrit dhe lëvizjen e qarkullimit normal të mjeteve drejt Teqesë së Kulmakut. Bendo ka deklaruar se, policia e Beratit është duke bashkëpunuar edhe me Organet e Pushtetit Vendor,P.M.N.Z.SH, Spitalin Rajonal Berat, Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve si dhe me Institutin e Shëndetit Publik, për të bërë të mundur marrjen e masave dhe zbatimin e protokolleve të sigurisë shëndetësore përgjatë ditëve të pelegrinazhit, për shkak të pandemisë Covid-19.

Nis në kushte pandemie Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit. Paralajmërimi i policisë: Kush shkel protokollet e sigurisë, përballje më sanksione të rënda ligjore
Eneida Petova | 18 Gusht, 2020 12:16 |

Madhësia e tekstit:




Data 19 gusht shënon nisjen e pelegrinazhit drejt malit të Tomorrit, një mal i konsideruar “i shenjtë”, pasi në të prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu. Mali i Tomorrit vizitohet gjatë 7 ditëve të pelegrinazhit nga mijëra pelegrinë nga Shqipëria, Diaspora dhe mbarë bota, të cilët udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorrit nën ritmet fetare të bektashinjve, pavarësisht besimeve fetare që i përkasin. Si asnjë vit tjetër, pelegrinazhi këtë vit do të kryhet nën masa të rrepta sigurie, për shkak të pandemisë COVID-19. Për mbarëvajtjen e këtij pelegrinazhi, që fillon në 19 gusht dhe përfundon në 25 gusht, Drejtoria Vendore e Policisë së Beratit ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”, ku marrin pjesë çdo vit mijëra pelegrinë nga Shqipëria dhe mbarë bota.
Shefi i Sektorit për Rendin dhe Sigurinë Publike në DPV Berat, Kryekomisar Dashamir Bendo, në një prononcim për mediat ka deklaruar se, Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim edhe me Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë dhe Skrapar, në bazë të një plani të detajuar masash, është angazhuar maksimalisht për këtë pelegrinazh, me qëllim sigurimin e rendit dhe sigurisë publike në Malin e Tomorrit dhe lëvizjen e qarkullimit normal të mjeteve drejt Teqesë së Kulmakut. Bendo ka deklaruar se, policia e Beratit është duke bashkëpunuar edhe me Organet e Pushtetit Vendor,P.M.N.Z.SH, Spitalin Rajonal Berat, Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve si dhe me Institutin e Shëndetit Publik, për të bërë të mundur marrjen e masave dhe zbatimin e protokolleve të sigurisë shëndetësore përgjatë ditëve të pelegrinazhit, për shkak të pandemisë Covid-19.


Kryekomisari Dashamir Bendo ka deklaruar se shërbimet e policisë do të jenë më të përqendruara përgjatë akseve rrugore: Urë e Kuçit-Berat, Poliçan-Pronovik-Novaj–Teqe, Poliçan –Çorovodë dhe Çorovodë-Gjerbës–Teqe e Kulmakut, ndërkohë që pika të tjera që do të vendosen edhe në territorin ku zhvillohet aktiviteti i pelegrinazhit. Bendo ka konfirmuar se do të ketë prezencë të shtuar të efektivëve të policisë në akset kryesore, jo vetëm për të përballuar fluksin e automjeteve por edhe për ti orientuar ata drejt rrugës së Kulmakut. Bendaj u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit në rrugë, bizneseve të shërbimit në Malin e Tomorrit të respektojnë protokollet e sigurisë dhe qytetarëve të përdorin maska e të ruajnë distancën, pasi në të kundërt-sipas tij-do të ketë sanksione të rënda ligjore.
