Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Nis procesi gjyqësor për Teatrin Kombëtar, “VOA”: Gjykata Kushtetuese kërkoi që brenda një jave të paraqitet dokumentacion i plotë mbi..

18:15 / June 3, 20212 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Gjykata Kushtetuese1 1 770x433 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese nisi sot shqyrtimin e dy kërkesave të Presidentit të Republikës për të shfuqizuar si antikushtetues Ligjin Special Fusha, vendimin e qeverisë për të kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës dhe çdo akti tjetër në vazhdim të tyre.

Presidenti i kërkoi Gjykatës Kushtetuese më 24 korrik të vitit 2019 dhe më 14 maj 2020 se këto ligje dhe vendime duhen shfuqizuar si antikushtetues dhe të shmangej shembja e Teatrit Kombëtar.

Por tre ditë pasi presidenti iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, shkatërrimi i Teatrit Kombëtar u krye më 17 maj, nga forca të shumta policore dhe mjete shtetërore, në mesin e karantinës së pandemisë si dhe të protestave për ta mbrojtur ndërtesën historike.

Gjykata Kushtetuese kërkoi që brenda një jave të paraqitet një dokumentacion i plotë mbi historinë dhe vlerat e Teatrit Kombëtar, nga ndërtimi i tij 80 vjet më parë, shpallja monument kulture e deri në shembjen e tij nga bashkia e kryeqytetit.

Ajo rrëzoi kërkesën për të thirrur dëshmitarë një seri zyrtarësh të qeverisjes qendrore dhe vendore, por u ofroi palëve mundësinë që të sjellin në proces ekspertë të tyre për çështje të trashëgimisë kulturore.

Në procesin e sotëm gjyqësor, krahas përfaqësuesve të qeverisë dhe presidencës, mori pjesë edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, e legjitimuar nga Gjykata Kushtetuese si person i tretë i interesuar.

Kjo Aleancë bëri përpjekje të shumta afro 3 vjet për ta mbrojtur ndërtesën e Teatrit, duke sensibilizuar opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar mbi vlerat historike e arkitekturore të atij institucioni.

Qeveria dhe bashkia e Tiranës këmbëngulën në ndërtimin e një teatri të ri në truallin e Teatrit Kombëtar, por veprimtarët shprehën dyshime se pas kësaj nisme qëndrojnë planet për ndërtimin e një grupi pallatesh shumëkatëshe./VOA

Gjykata Kushtetuese
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

RENEA dhe policia zbarkojnë në Durrës, shoqërohen disa persona

09:00 / May 23, 2025

Si pritet të jetë moti gjatë ditës

08:40 / May 23, 2025

Horoskopi 23 maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

08:20 / May 23, 2025

Çelen negociatat për 8 kapituj, Rama: Ritëm i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së

20:52 / May 22, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.