Kanë filluar punimet e rehabilitimit në aksin Qafë Kashar-Rinas, të cilat pritet të zgjasin 7-10 ditë në varësi edhe të kushteve atmosferike. Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili ka publikuar edhe informacionet për devijimin e trafikut sipas planit të menaxhimit.
Punimet do të ndiqen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Shtetit.
Punimet e planifikuara kanë për qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore dhe konsistojnë në:
– Skarifikimin e shtresave ekzistuese asfaltike dhe realizimin e të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë.
– Rifreskimin e sinjalistikës rrugore dhe masave të sigurisë rrugore përgjatë të gjithë segmentit rrugor Kryqëzim Rinas–Rinas-Qafë Kashar. Punimet parashikohet të realizohen sipas grafikut të punimeve të miratuar, i cili do të zgjasë për një periudhë 30 ditore kjo edhe në varësi të kushteve atmosferike. Nëse do të jetë mot i papërshtatshëm, me reshje shiu, grafiku do të shtyhet me përmirësimin e motit.
