Fjoralba Ponari moderatorja e njohur e Top Channel do të jetë prezantuese e një formati të ri televiziv që do të nisë në Top Channel.
Burime për tirananews.al bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një emision fëmijësh që do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Vetë Fjoralba në rrjetet sociale ka vendosur ta tregojë këtë hap pas hapi, por duke zbuluar se ëndrra e saj e shprehur për 2020 është plotësuar.
Më vonë ajo publikoi një video, në të cilën shihej e rrethuar nga disa fëmijë, duke treguar se kjo ka të bëjë me të rejat e saj më të fundit. Ndërkohë sot Ponari ka postuar foton e disa çelësave, për të treguar se i është hapur një derë e madhe.
“Një çelës shumë i vogël, mund të hapë një derë shumë të fuqishme! Aventura të reja”, ka shkruar Fjoralba duke treguar në këtë mënyrë se është mjaft e entuzismuar për gjërat që e presin.

