Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Një dedikim i bukur për ditëlindje, Aurela uron nënën e saj me fjalë zemre

11:51 / December 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aurela e ema
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtarja e njohur Aurela Gace ka uruar nënën e saj për ditëlindje. Në një postim të gjatë ne rrjetet sociale Aurela uron gruan e fortë, zemërgjere, luaneshë qe e lindi, e rriti dhe e edukoi: Gëzofsh edhe 100 ditëlindje pranë nesh ma❤ .

Ne, 3 fëmijët e tu, u rritëm nga nje grua e fortë, e dhimbsur në tē njejtën kohe, zemërgjerë, luaneshë kur duhej ,e lirë në shpirt e në mendje.

Se kisha parë kurrë të qante ne syrin tonë , derisa iku ne emigrim vetëm 14 vjeç, vèllai i vetëm,me gomone ….e më vonë motra 15 vjeç… .vetëm atehere e pashe te thyhej….
duhet te duronte pa i parë vite e vite , priste një telefonatë nga ata, nje zë qe u thoshte se ishin mirë .

Si mund të durojë kaq shume zemra e nënës e prapë të gjejë forcë te japë e japë për gjithe njerëzit qe e rrethojnë ?

Perpjekjet per nje jete me te mire vazhdonin .

I mora ketu prinderit, te ishim bashkë . Pa e kuptuar se i ata ndiheshin të humbur…punën qè kishin pas,ishte vēshtire ta kishin po njesoj, familja e tyre nuk ishte me afer, rreth i te afermve, i miqve nuk ishte më aty.

Une isha fare e re e se kuptoja dot kete ndryshim qe ndodhte për ta

. Ajo ishte mami-infermiere . Mbaja mend si femije qe binte dera me urgjence kur kishte ndonje lindje te veshtire e megjithese nuk ishte turni i saj, njerezit qe ishin ne hall e kerkonin . Vone e kam kuptuar sa e zonja ishte. Kishte te bente me jetë njerezish e ata e besonin.

Ne Tirane ishte veshtire te gjente te njejten pune, njesoj, e turnet e natës nuk ishin më të perballueshme. Punoi me vone ne konsultoren e femijeve ,e sot ka shume njerez qe me thone se mami eshte kujdesur per femijet e tyre…ka shume qe me thone se mami i ka pritur te vinin ne jete nga duart e saj. Une ndihem shume shume krenare .

Nderkohë ajo vazhdon rri pa gjumë kur semuret ndonje nga vajzat e mija. Përkushtim nga ato qe japin vetēm gjyshet. E palodhur për të më ndihmuar,në çdo situate.

Mami ,te duam shumë . Jetofsh e gëzofsh sa më gjatë me ne.

Jam krenare që jam rritur nga ti ❤❤❤❤❤❤❤❤, shkruan Aurela në komentin e gjatë dhe shumë prekës në Facebook dhe Instagram.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Vendim i momenteve të fundit. Jonida Vokshi do jetë në moderim të BB VIP Kosova 5 përkrah Alaudin Hamitit

22:39 / October 27, 2026

“Mos u martoni, mos bëni fëmijë”/ Shpërthen Arbenita Ismajli pas v*asjes në Pejë

22:20 / October 27, 2026

Jay-Z pushton skenën e Super Bowl 2027, por a do t’i bashkohet edhe Beyoncé?

20:18 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.