Princesha Diana vijon të mbetet e do të mbetet gjatë ndër femrat më të admiruara. Charles Spencer, vëllai i saj i vogël e ka kujtuar me mall Lady Diana, 23 vite nga ndarja e saj nga jeta.
Spencer ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter një moment tepër të veçantë nga fëmijëria me motrën e tij.
Ajo u nda nga jeta në moshë fare të re dhe humbja e saj bëri bujë të madhe në mbarë botën, ndërsa familja vazhdon të ndjejë pikëllim dhe i mungon njësoj Diana.
Kjo foto ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit, si një pozë e rrallë e Princeshës më të famshme nga fëmijëria.
Në foto dukej Charles krah Dianës, e veshur me një fustan rozë, flokët e verdhë dhe me krahun mbi vëllain e saj.

