Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Një nga këngëtaret më të mëdha të skenës shqiptare rrëfen marrëdhënien me Parashqevi Simakun

20:22 / June 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lindita Theodhori
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtarja Lindita Theodhori, “Mjeshtre e madhe e skenës” dhe “Artiste e Merituar”, foli të premten në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, për marrëdhënien e saj me një tjetër ikonë të muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun.

Theodhori tha se pavarësisht se me Simakun kishte një marrëdhënie shumë të ngushtë, aktualisht dy këngëtaret fatkeqësisht nuk i mbajnë kontaktet.

Pyetje: E dashur Lindita, a keni pasur miqësi me Parashqevi Simakun kur keni marrë pjesë nëpër festivale?

Lindita Theodhori: Po, po. Unë jo vetëm kam pasur miqësi me Parashqevinë dhe me të gjithë artistët që ka pasur dhe ka Shqipëria, por unë me Parashqevinë kisha një marrëdhënie më të ngushtë. Mbase na bëri ngaqë kënduam një këngë të dyja, bëmë një duet në një festival.

Rudina: Cili duet ka qenë?

Lindita Theodhori: Po nuk e mbaj mend mirë të them të drejtën, por është…më duket se ka qenë për tërmetin. Ra një tërmet atëherë dhe unë me Parashqevinë kënduam një këngë për tërmetin të dyja. Dhe rastësisht pastaj flinim të dyja në një dhomë në hotel Vollga dhe u miqësuam goxha. Edhe para se të largohej që këtej ishte vërtetë shumë miqësore me mua, s’kishte pse të mos ishte sepse e para se isha shumë më e vogël dhe fresh në festivale. Po të të them se çfarë ka thënë Parashqevia për mua në një dasmë… p.sh. ju lutem mi merrni me modesti gjërat që them. Motra ime më e madhe Natasha ka qenë në një dasmë me Parashqevinë dhe Parashqevia kishte dalë para të gjithë njerëzve dhe kishte thënë: ‘Në qoftë se sonte do të kishte qenë këtu motra e Natashës, që është Lindita Theodhori, unë do të ndihesha në siklet të këndoja përpara jush’.

Rudina: Po ndërkohë sot, mbani kontakte me Parashqevinë?

Lindita Theodhori: Fatkeqësisht jo, fatkeqësisht jo. /tvklan.al

Parashqevi Simakun tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arbana Osmani lë “Ferma Vip”, dhe rikthehet në Top Channel?/Zbuloni detajet e reja

12:01 / August 23, 2026

Selin Bollati në “Goca & Gra”? Pas BBVIP 5, në një tjetër eksperiencë televizive?

18:21 / August 21, 2026

Princi Harry dhe Meghan rikthehen në Britani pas gjashtë vitesh

13:35 / August 20, 2026

“S’e di ende sa shumë dashuri të pret”, Agon Amiga bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e vajzës

16:39 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.