Prej kohësh e kemi humbur normalitetin e ditëve për shkak të pandemisë së koronavirusit që na ka prekur të gjithëve, që nga njerëzit e thjeshtë e deri tek ata të famshmit.
Rita Ora ka publikuar në Instagram një set fotografik që ka realizuar para se të shpërthente pandemia e Covid-19. Rita shprehet në postimin e saj se kjo ka qenë hera e fundit që ka xhiruar pa asnjë lloj shqetësimi dhe se dëshiron shumë që një ditë t’i kthehemi normalitetit.
“Më mungon të xhiroj pa asnjë lloj shqetësimi. Gjeta këto nga seti i fundit normal që kam bërë në Los Angeles. Shpresoj që një ditë gjërat mund t’i kthehen normalitetit. Kujdesuni për njëri-tjetrin. Paçi fat. Paç fat Amerikë në zgjedhje. 2020 ka qenë patjetër një vit apo jo? Ju dua të gjithëve“, ka shkruar Rita.
Këngëtarja ka treguar më herët se gjatë kësaj kohe ajo ka qenë mjaft e shqetësuarm jo vetëm për shëndetin e saj, por mbi të gjitha për të ëmën, Verën, që punon si mjeke në spital.

