Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Një thesar i vërtetë, si askush në Europë! Të huazuarit e Interit vlejnë 216 milionë euro

23:48 / October 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Perisic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një thesar i vërtetë, si askush në Europë. Interi pret dhe shpreson që lojtarët e huazuar në Europë t’i bindin klubet përkatëse për të ushtruar opsionin e blerjes. Në lojë është një shifër monstruoze, e saktësuar nga “Transfermarkt” në plot 216,5 milionë euro. Më shumë se Reali i Madridit dhe Çelsi, të ndalur në 169,5 dhe 166,9 milionë.

YJET NËN VËZHGIM – Nga 24 të huazuarit, megjithatë, vetëm një pjesë ndodhen nën vëzhgim: Mauro Ikardi, Ivan Perisic, Raxha Naingolan, Zhoao Mario, Gabigol dhe Dalbert. Më lehtë çështja e lidhur me Jan Karamoh, i cili ndodhet po në huazim, por me detyrim blerjeje të fiksuar në 13 milionë euro plus 50% te kuota e shitjes së ardhshme.

Vetëm Ikardi, Perisiç, Naingolan, Zhoao Mario, Gabigol dhe Dalbert mbajnë “të bllokuar” plot 165 milionë potencialë, mes shlyerjeve në shifra të fiksuara dhe shifra merkatoje për momentin vetëm hipotetike (“Transfermarkt” ka vlerësuar Naingolanin me 20 milionë, ndërsa Dalbertin 10).

Shifrat

TALENTET – Interi pret lajme, duke e ditur mirë se mbi të gjitha 70 milionët e Mauritos, 20 të Perisiçit, 18 të Zhoao Marios (shifra minimale) dhe Gabigol do të zgjonin ambiciet e merkatos së administratorit të deleguar Xhuzepe Marota dhe drejtuesit sportiv Piero Auzilio.

Pa llogaritur talentet e shumta që qarkullojnë mes Italisë dhe Europës, si Fakundo Kolidio (te Sint-Truiden), Gabriel Brazao (te Albasete), Samuele Longo (te Deportivo La Korunja), Ksian Emers (te Vasland-Beveren), Marko Pompeti (te Sampdoria) dhe Aksel Bakajoko (te St. Galen). Do të nevojitej një sezon super nga secili prej tyre. Dhe Interi bën tifozëri.

PANORAMASPORT.AL

216 milion euro huazuarit interi thesar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.