Shqipëria do të zhvillojë në muajin mars një ndeshje miqësore kundër Sllovenisë në Itali, ndërkohë që vetë Duka u shpreh pak kohë më parë se po punohet për një miqësore me një ekip të madh siç mund të jetë Italia, Gjermania apo Spanja.
Megjithatë, duket se Italia nuk do të jetë një kundërshtar i Shqipërisë duke qenë se skuadra e kaltër ka gjetur një rival. Italia do të përballet me Republikën Çeke në muajin qershor në stadiumin “Renata Dall’Ara”. Ky test miqësor do t’i shërbejë skuadrës së Mançinit për të provuar të tjerë futbollistë dhe për t’u përgatitur për ndeshjen e Europianit.
Kujtojmë që Italia ka zyrtarizuar edhe 2 miqësore të tjera në muajin qershor. Italianët do të përballen me Anglinë në datën 27 mars, teksa do të përballet edhe me Gjermaninë pak ditë më vonë në Freiburg.