Pak orë më parë ka lancuar pesë këngë Remix që do të kthehen në hite. Këtë herë ka vendosur të na sjellë një version të ri të këngës së famshme “Pa Fat” të kënduar nga Sinan Vasaliu dhe Nora Istrefi, me autor Ilir Beranin.
Para pak muajsh Cricket paralajmëroi publikimin e tij “Nostalgji”. Pjesë e albumit janë edhe 4 hite të tjera që producenti i ka publikuar në Youtube.
Këngët që janë rikthyer në hite të pavdeksshme si “Faleminderit”, “Ëndërrat”, “Dashuria” vijnë në një version mjaft ritmik, tipik veror.
Kënga “Faleminderit” është bashkëpunim me Dj Dagz e Pm e Numen, ndërsa kënga e pestë është “Gemstones” me Lui$a.
Të gjitha këngët janë publikuar tashmë në YouTube.