Një vit më parë reperja me origjinë shqiptare Loredana humbi të atin, me të cilin kishte një raport shumë të veçantë. Ajo ka vendosur ta mbajë në përjetësi jo vetëm në zemër por dhe në trupin e saj, teksa në këtë një vjetor ka bërë në trup një tatuazh për të.
Loredana ka zbuluar se ka bërë në pjesën e qafës një tatuazh dedikuar babait të ndjerë. Shihet se ajo ka bërë krahët e një engjëlli dhe ka shkruar poshtë tyre datën 27 mars që duhet të ketë lidhje me të atin.
“Vajza e babit”, ka shkruar Loredana përkrah tatuazhit, shoqëruar me një fytyrë të mërzitur.
Reperja a treguar më herët se viti i shkuar ka qenë shumë i vështirë për të, sepse përveçse humbi babain, u akuzua për mashtrim, nëna e saj u diagnostikua më kancer dhe po ashtu u nda nga Mozzik. Megjithatë flitet se me këtë ë fundit është ribashkuar dhe dyshimet nuk kanë lindur më kot.

