Nevoja për të fituar bashkinë pas 15 vitesh, ka bërë bashkë demokratët në Lushnjë, ato që mbështesin Lulzim Bashën si dhe ato të grupit të Rithemelimit. Deputeti i Partisë Demokratike për qytetin e Lushnjës, Saimir Korreshi, njëkohësisht edhe kryetar i PD për degën, u shpreh për Report Tv, se nuk ka demokratë të ndarë dhe se do të mundohen që të nxjerrin një kandidat të përbashkët për PD-në.
Në takim që u zhvillua në Lushnjë u diskutua për një kandidaturë të përbashkët për zgjedhjet e 6 marsit që do t’i imponohej drejtuesve të PD-së në Tiranë. Sipas Korreshit, Lushnja do t’i imponohet Tiranës me një kandidat të përbashkët, pasi kështu mund të fitohet bashkia.
‘U takuam për të parë njëri-tjetrin në sy, që të fitojmë Bashkinë e Lushnjës. Do mundohemi të nxjerrim kandidat të përbashkët pavarësisht përplasjes Basha-Berisha. Jemi në një mendje për një kandidat, por kemi mendim ndryshe për regjistrimin. Nuk ka demokratë të ndarë. Ne të PD Lushnjë duhet t’i imponohemi Tiranës dhe jo Tirana të na imponohet ne”, – u shpreh Korreshi.
Megjithatë vlen të kujtojmë se një ditë më parë, Sali Berisha dergoi mbeshtetesit e tij në qytetin e Lushnjës që të propozojnë emrat e kandidatëve për kryetar bashkie. Në Bashkinë e Lushnjës mësohet se deri tani janë propozuar 7 emra.
