Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Njeriu 1 miliard euro, Erling Haland shet një bluzë çdo 12 sekonda

22:40 / June 2, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
haland
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndonjëherë ka futbollistë të cilët i kapërcejnë kufijtë e sportit, edhe pse janë shumë pak. Bëhet fjalë për disa në çdo brez dhe ndërsa po ulet perdja e epokës së dominimit të Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit, ka nisur të dalin në skenë emrat e rinj.

Ndërsa tifozët e Mançester Sitit po mundoheshin të depërtonin në terminalin 4 të aeroportit “Adolfo Suarez” Madrid-Barajas muajin e kaluar, ata u përshëndetën nga numri 9 i tyre. Me krahët e kryqëzuar, duke ngulitur sytë poshtë objektivit, Erling Haland mbante në dorë një orë luksoze “Breitling” në një vend kryesor reklamimi pak përtej kontrollit të pasaportës.

Ishte një foto e pamundur për të mos u parë. Ky është pozicioni në të cilin norvegjezi është në këtë moment. Sa u përket kontratave të marketingut, ai po shndërrohet në një fenomen të ri, që shumë pak mund ta arrijnë dhe po krijohet ndjesia se në dekadën e ardhshme ai dhe Kilië Mbape do të jenë ata që do të dominojnë futbollin.

Kjo është arsyeja përse menaxherja e tij, Rafaela Pimenta, e pranon pa asnjë drojë faktin se ai do të thyejë rekorde:

“Erling vlen 1 miliard euro. Nuk është një hamendësim, por jam e sigurt për këtë. Njerëzit mund të mendojnë se po tregohem qesharake dhe që një klub nuk do të paguajë kurrë 1 miliard. Por në moshën, cilësinë, progresin dhe sjelljen e tij, prandaj unë flas për një shifër të tillë”. Mançester Siti luajti me fanellën e re të sezonit të ardhshëm në javën e fundit të kampionatit, kundër Brentfordit të dielën, e reklamuar nga Haland dhe Grilish në video dhe që prej atëherë ajo ka shënuar shifra të pabesueshme shitjesh.

Ajo vendosi një rekord në ditën e daljes në shitje, ndërsa u shit mesatarisht një fanellë çdo 12 sekonda, rekordi më i lartë i historisë së klubit gjatë shitjeve në 24 orë. Autori i 52 golave në sezonin e tij të parë në “Etihad” nuk mund të marrë sigurisht të gjithë meritën për këtë gjë, por natyrisht që ka ndihmuar shumë në rritjen e numrave.

Fanella me mbishkrimin “Haland 9” është bluza më e shitur në dyqanet e Sitit dhe shifrat janë çmendur edhe në Skandinavi. Ai nuk është thjesht një makineri golash në fushë, por po e dërgon Sitin në një tjetër nivel dhe po shton radhët e tifozëve të klubit vetëm, sepse lojtari që do të mbushë 23 vjeç muajin e ardhshëm luan në “Etihad”. Ai është emri i lojtarit që gjithnjë thërritet më fortë kur kalon autobusi i skuadrës së Sitit drejt stadiumit dhe ka përmirësuar edhe atmosferën brenda dhomës së zhveshjes. “Ai është shumë i lumtur për shokët e tij kur ata luajnë mirë, por ai nuk shënon”, thotë një burim i klubit për “DailyMail”.

“Ti nuk e shikon diçka të tillë te sulmuesit, te djemtë që duan të shënojnë gola. Ai është ndryshe nga Ronaldo, madje edhe nga Mesi. Shikoni buzëqeshjen e tij se sa e sinqertë është”. Kur Siti ishte shumë pranë transferimit të Mesit tri vite më parë, transferimi i mundshëm i argjentinasit po quhej “transformues”.

Ata do të aplikonin një të ashtuquajtur “taksë Mesi” në kontratat komerciale për të pasur fitime më të mëdha. Por te Halandi Siti ka gjetur Mesin e vet. Një lojtar që e ka lënë që në vitin e tij të parë gjurmën në Mançester, por mund të bëhet i pavdekshëm nëse do të ndihmojë “qytetarët” të fitojnë dhe finalen e Kupës FA dhe atë të Champions-it.

bluze erling haland futbollist
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.