Seria e ardhshme e James Bond, “No Time to Die” ishte planifikuar të jepej premierë më 2 prill, po duket se kjo nuk do të ndodhë.
Sipas Deadline premiera për shkak të koronavirusit do të shtyhet për në vjeshtë dhe jo siç ishte planifikuar.
Filmi, i cili do të sjellë Daniel Craig në shfaqjen e fundit si agjent sekret, u shty më parë nga data e publikimit në nëntor 2020. Para kësaj, u shty po ashtu nga prilli i vitit 2020 për në nëntor.
Ndërkohë, janë ngritur spekulime rreth asaj se kush do të luajë Bond-in e ardhshëm pasi Craig të largohet këtë vit. Ndër aktorët e preferuar për këtë rol janë Tom Hardy dhe James Norton, ndërsa Idris Elba gjithashtu ishte një nga kandidatët.
Duhet theksuar sërish që “No Time To Die” do të jetë paraqitja e pestë dhe e fundit e Daniel Craig si agjenti 007.