Noizy sapo ka arritur një super sukses dhe treguar edhe një herë se është një nga reperët më të mirë në vendin tonë, por jo vetëm.
Ai ka ndarë pak më parë një postim në Instagram, ku ka bërë me dije se kanali i tij në You Tube ka arritur plot 1 miliard shikime, pa bashkëpunimin me Encën dhe pa albumin “Pak me ndryshe”.
Autori i hitit “Adrenalina” ka falenderuar fansat për mbështetjen dhe njofton se do sjellë surpriza më të mëdha, pasi siç shpreh ai ndër rreshta, ndihet sikur më e mira prej tij ende nuk ka ardhur.
Crazy I didn’t even knoë, kjo eshte pa kengen “BoëDoën” dhe pa albumin “Pak me ndryshe”. ❤️ thank you all ❤️ I ëanna thank everybody from ëhen I started making music, my day one fans nga 2006, zoti e din se sa vjec jeni tani por, jam ketu per tu falenderuar gjith ju qe me keni support në ate kohe & ju të rinjt qe vazhdoni tme perkrahni, ps ju premtoj se ndihem ende sikur me e mira nga une ende ska ardh, kam ende shume muzike qe me mezi po press tua tregoj, “se shpejti” Kshuqe ta shijojme ket pjese pa lakmi dhe keq kuptime, une sjam në gara Sepse siç kan thon dhe të moçmit “me zinin …???? 😜 love you all 1Billion vieës ❤️👌 #OTR
Momentalisht reperi po feston edhe suksesin e bashkëpunim ndërkombëtar me dy reperët e njohur Gzuz dhe Dutchavelli.
Kënga ka patur një sukses të vërtetë dhe ndonëse ka vetëm 2 ditë që është publikuar numëron mbi 3.1 milion klikime, teksa është ‘on trending’ në shumë shtete.
Megjithatë, reperi ka treguar se po gatuan një tjetër hit që ka për të bërë sërish namin, që do të titullohet “Digital Love”.
Nuk dihet nëse kënga do të jetë solo apo bashkëpunim, megjithatë pritet ta zbulojmë këto ditë.
