Dita kur shpirti i çdo vajze, gruaje , nene e gjyshe është e mbushur me tallaze perpjekjesh , kujtimesh , lufte e paqe , miresie dhe dashurie, emocioni dhe energjie . Të gjithë bashke mblidhen sot . Se kjo është dita kur dikush ka zgjedhur të protestoje , se e tillw edhe lindi, dikush ka zgjedhur të rrezistojë dhe dikush të guxojë!
Rishtazi une po guxojë! Në emer të grave , nenave e motrave , vajzave e gjysheve të rreshtohem edhe kete herë ne llogoren e politikës , per të garuar me emrin tim, me gjithçka që une kam bere ne keto 36 vjetë por edhe me dëshirën dhe forcën për të protestuar kundra të gjitha të keqijave që behen në emer të gruas . Kam vendosur të jem edhe kete herë ne balle të luftës , se vij nga gratë e familjes ku u rrita dhe u edukova me shpirtin e lirë dhe sot e ndjej se pertej urimit dua të mbeshtesë të gjitha ato vajza e gra që janë luftëtare të kauzës së Gruas, ketij
universi madhështor dhe qiellor. E ndaj sot vlerësoj cdo grua që ka vendosur ta kalojë ketë ditë si festë apo protestë. Sot e deri në fund do jem me gruan dhe për gruan ! Edhe me atë që është e parealizuar , edhe me atë që është shtepiake e papaguar, edhe me atë qe i sherben tw moshuarve që ka ne shtëpi edhe me ato që sjellin jetë dhe sot janë berë nena e na sjellin gëzim
e dashuri. Jam dhe do të jem
përherë me gratë misionare . Le te festojmë dhe të protestojmë! Une jam njera nga ju dhe jam me ju ! Jo vetëm sot por cdo ditë dhe cdo orë e minutë! Kjo është dashuri universale që quhet gruaja dhe e mbartë dhe e uronë gruaja .
Per cdo grua qe kam njohur ne jeten time , nuk mund ti uroja me mire se me fjalet e Nene Thereses!
“Ki gjithmonë parasysh se lëkura krijon rrudha,
flokët bëhen të bardhë,
ditët shndërrohen në vite…
Por ato që janë të rëndësishme, nuk ndryshojnë: forca jote dhe bindja jote nuk kanë moshë.
Shpirti yt është ngjitës për çdo rrjetë merimangash.
Pas çdo vendi mbërritjeje është një vend nisjeje.
Pas çdo suksesi ka një tjetër zhgënjim.
Për aq sa të jesh e gjallë, ndjehu e gjallë.
Nëse të mungon ajo që bëje, kthehu dhe bëje.
Mos jeto me fotot e zverdhura…
këmbëngul, edhe nëse të gjithë presin të largohesh.
Mos e lër të ndryshket hekuri brenda teje.
Vepro në mënyrë që në vend të mëshirës, të tjerët të të tregojnë respekt.
Kur për shkak të viteve nuk mund të vraposh, ec shpejt.
Kur nuk mund të ecësh shpejt, ec ngadalë.
Kur nuk mund të ecësh dot, përdor bastun.
Por mos u ndal asnjëherë!”
Gezuar te mirat dhe te mencurat gra të vendit tim !

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here