Një ndër aktorët që është në krye të mbrojtjes së Teatrit Kombëtar me shpirt e me zemër, dhe kjo u pa sot kur forcat e shumta të policisë rrethuan godinën.
Mes lotëve ai ka shkëmbyer disa fjalë me efektivët dhe video është bërë virale në internet. “Nuk do të lejoj që fëmijët e mi të rriten në diktaturë”, është shprehur aktori gjatë protestës.
Qeveria kërkon shembjen e godinës ekzistuese dhe ndërtimin e një objekti të ri, por kjo kundërshtohet nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që thekson se godina aktuale është pjesë e trashëgimisë kulturore.
