Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Nuk është han këtu”/ Shalsi nevrikoset keq me Braçen, ndërpret mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë

17:06 / November 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shalsi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi ka vendosur të ndërpresë mbledhjen pasi deputetët vazhdimisht ndërhynin duke folur pa mikrofon.

Pasi kërkoi që të flasin me etikë kur t’i jepet fjala, i dha të drejtën ministres Delina Ibrahimi, të cilën e ndërpreu ish zv.kryeminstri Erion Braçe duke kërkuar llogari.

Në atë moment, Shalsi duket se u acarua shumë dhe kërkoi ndërprerjen e mbledhjes për 2 minuta.

Shalsi: Të lutem. Çfarë po bëjmë këtu? Teatër? As mikrofonin se ke ndezur. Çohesh, merr fjalën. Jo pra. Nuk ta ka dhënë njeri. E ka kërkuar Blerina, e ka kërkuar Spaho. Flisni si të doni kur të jeni jashtë këtyre zyrave por këtu ka një mikrofon, ka etikë, nuk është han, nuk është kafene. Nuk flitet si koleg duke ndërprerë fjalën. Ministre fjala për ju.

Ibrahimi: Vlerat e 6% që i janë rimbursuar grumbulluesve janë vlera të cilat fermerët nuk e dimë nëse i kanë përfituar. Deputetët, të cilët janë deputetë në zona rurale e konfirmojnë këtë. Ne duam që këto para t’i shkojnë…

Braçe: Po flasim për gjëra komplet…

Shalsi: E ndërpres mbledhjen për 2 minuta.

Pasi rifilloi mbledhja, Shalsi tha se “Pavarësisht debatit të nxehtë, ju riktheksoj se kush e merr fjalën pa mikrofon, nuk arrin të dëgjohet. Të mos biem me opinionin kundër dakord, por të paktën ta lëmë ta shprehë dhe më pas ngrini dorën të flisni. Askujt nuk i është privuar e drejta për të folur.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Eurodeputetët në Zvërnec, Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit

11:14 / September 22, 2026

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, ja vendimi i ri i Bordit të Transparencës

10:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.