Milani dhe Interi kanë ndarë pikët në një barazim të zjarrtë në derbin e Madoninës të luajtur mbrëmjen e sotme.
Milan dhe Inter ndajnë pikët në “San Siro”. Milani kryesues priste Interin kampion në fuqi të cilët e nisën menjëherë me presing ku fitojnë dhe një penallti që në 10’. Ishi kuqezi, Çalhanoglu tregohet perfekt në 11-metra duke kaluar zikaltërit në avantazh.
Nuk vonon reagimi i kuqezinjve ku në një goditje këndi, De Vrij ishte i pafat në devijimin e topit në portën e tij me ndeshjen që barazohet 1-1.
Pjesa e pare nuk mbaron kurrë pasi zikaltërit fitojnë sërish një penallti në 26’ dhe ishte kësaj radhe Lautaro Martinez që gjuan dhe gabon.
Në pjesën e dytë sërish Interi më kërkues dhe krijon disa raste ndërsa Milani zgjohet në fund dhe mund të kishte shënuar me Salemeakers dhe Ibrahimoviç por Handanoviç ruan portën.
FT| MILAN-INTER 1-1
De Vraj (autogol) 17’/ Çalhanoglu (p) 11′
