Matjanët pretentojnë se rezultatin e përballjes Besëlidhja-Burreli e vendosi treshja e gjyqtarëve. Sipas tyre një penallti inekzistente vendosi rezultatin përfundimtar të takimit.
Miqtë nga Burreli akuzojnë zyrtarët e klubit lezhjanë se kanë ushtruar presion të paparë mbi gjyqtarët gjatë minutave të pushimit të ndeshjes. Sipas tyre xhaketat e zeza janë kërcënuar e fyer keq nga vendasit, nga drejtuesit e Besëlidhjes.
Por ajo që ka ngjallur habi dhe kureshtje ka qenë fakti se minutat e fundit të ndeshjes janë luajtur me dy topa.
“Sa herë topin e zotëronin lojtarët e skuadrës tonë në fushë hidhej dhe një top tjetër. Ishin policë, lojtarë të stolit, roja dhe fëmijë të nxitur nga vendasit që hidhnin në fushën e lojës një top tjetër. Kryesori dhe dy ndihmësit bënin sikur nuk i shihin këto veprime absurde, antisportive, dashakaqe”, u shprehën tifozë të Burrelit.