Një ditë më parë gjatë konferencës për procesin e rindërtimit kryeministri Edi Rama u pyet dhe mbi deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim lidhur me pastrimin e listës së zgjedhësve
“Unë nuk kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikanë detyrën time. Kam shumë respekt, ajo është në të drejtën e vet. Mos ma nxirrni përpara ambasadoren amerikane. Nuk kam nevojë të ma kujtojnë punë asnjë ambasador. Unë e di shumë mirë detyrën time karshi ligjit dhe popullit shqiptar. Ligji është fare i qartë. Kush ka bërë në të shkuarën vepra penale për të cilat është dënuar duhet të mos kandidojë për një funksion publik. Madje unë e kam nxitur që të shtihet edhe në admimistratë. Ligji bazohet në deklarimin dhe mbi kontrollin”, u shpreh Rama një ditë më parë.
Nuk ka munguar as reagimi i ambasadores e cila thotë se pastrimi i listave të kandidatëve nuk duhet bërë sepse kështu thonë ambasadorët, por sepse politikanët e kanë detyrë zbatimin e ligjit shqiptar, në respekt të votuesve.
“Drejtuesit e partive nuk duhet të pastrojnë listat e tyre thjesht sepse disa ambasadorë thonë kështu ose sepse SHBA e kanë bërë të qartë se lufta ndaj korrupsionit është prioritet. Ata duhet ta bëjnë këtë sepse kërkohet nga ligji shqiptar, është ajo që pritet nga një vend aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së, dhe kjo është një shenjë themelore e respektit për votuesit”, shkruan Kim.
