Asambleja e partisë Socialiste ka nisur me fjalimin që po mban kryeministri i vendit, Edi Rama dhe synimet që kryeministri ka për një mandat të katërt.
Pritet që Rama të zbulojë edhe emrat e ministrave të rinj që do të përbëjnë edhe kabinetin qeveritar.Emrat e ministrave të kabinetit “Rama 3” ende nuk janë zyrtarizuar por vendet i kanë gati.
Në Pallatin e Kongreseve, poltronët janë me një pullë të veçantë, të pazëna nga askush dhe të caktuara për ministrat e rinj të Ramës.
Vetëm pas apelit të kryesocialistit do të mësohet se kush do t’i zërë ato vende bosh.
