Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se viti i dytë i pandemisë do të jetë më vdekjeprurës se i pari.
Lajmin e bëri të ditur drejtuesi i përgjithshëm i kësaj agjencie Adhanom Ghebreyesus, ndërsa shqetësimi kryesor është India.
Po ashtu, OBSH u bëri thirrje vendeve të pasura të premten që të rimendojnë planet për të vaksinuar fëmijët, raporton The Guardian.
Sipas mediave të huaja, OBSH shpreson që më shumë vende të ndjekin Francën dhe Suedinë në dhurimin e vaksinave.
Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara janë ndër vendet që kanë autorizuar vaksina për përdorim tek adoleshentët në javët e fundit. Sidoqoftë, një zyrtar i OBSH-së tha se bisedimet me Uashingtonin për ndarjen e dozave ishin në proces.
“Unë e kuptoj pse disa vende duan të vaksinojnë fëmijët dhe adoleshentët e tyre, por tani unë i nxis ata të rishikojnë dhe në vend të kësaj të dhurojnë vaksina COVAX”, -tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një takim virtual në Gjenevë.
COVAX ka dhënë rreth 60 milionë doza deri më tani dhe ka “luftuar” për të përmbushur objektivat e furnizimit pjesërisht për shkak të kufizimeve të eksportit indian në vaksinën AstraZeneca për shkak të epidemisë së saj në rritje.
Deri më tani, rreth 1.26 miliardë doza të vaksinës Covid-19 janë administruar globalisht. Vlen të theksohet se Tedros, tha gjithashtu tha se viti i dytë i pandemisë ishte parashikuar të ishte më vdekjeprurës se i pari, me Indinë një shqetësim të madh.
