Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

OBSH paralajmëron Europën: Varianti ‘Delta’ i virusit po përhapet, nuk jemi ende të imunizuar

09:18 / June 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
obsh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se nivelet e vaksinimit në Evropë janë ende larg nga ajo që nevojitet për të ndaluar një ringjallje të virusit dhe u bëri thirrje vendeve të vazhdojnë të respektojnë masat mbrojtëse.

Mbulimi i imunizimit nuk është i mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga një ringjallje e virusit. Mbulimi 80% i imunizimit të popullsisë është ende larg”, paralajmëroi drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Ai u bëri thirrje kombeve të shmangin përsëritjen e “gabimit “të verës së kaluar kur masat u liruan para kohe. Kluge paralajmëroi se kontinenti “nuk ishte aspak jashtë rrezikut” në betejën kundër COVID-19 pavarësisht nga një rënie e qëndrueshme e normave të infeksioneve në javët e fundit.

“Me grumbullimet sociale në rritje e lëvizjen më të madhe të popullsisë dhe festivalet e turnetë sportivë që ndodhin në ditët dhe javët e ardhshme, OBSH në Evropë bën thirrje për kujdes. Nëse vendosni të udhëtoni, bëjeni me përgjegjësi. Jini të vetëdijshëm për rreziqet. Zbatoni arsyen e shëndoshë dhe mos rrezikoni”, tha kreu evropian i OBSH për Evropën, Hans Kluge një konferencë shtypi.

Gjatë dy muajve të fundit, rastet e reja COVID-19, vdekjet dhe shtrimet në spital kanë rënë, duke bërë që 36 nga 53 vendet e rajonit të fillojnë zbutjen e kufizimeve.

“Ne të gjithë duhet të njohim progresin e bërë në shumicën e vendeve në rajon, duhet gjithashtu të pranojmë se nuk jemi aspak jashtë rrezikut,” shtoi ai.

Kluge tha se i ashtuquajtur variant Delta, që u identifikua për herë të parë në Indi, ishte një çështje shqetësuese. Sipas tij ky variant, “tregon rritje të transmetueshmërisë dhe shumë midis popullatave të prekshme, mbi moshën 60 vjeç, mbeten të pambrojtura”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ekstradohet nga Italia në Kosovë personi i kërkuar nga Interpoli, ja për çfarë akuzohet

22:41 / October 6, 2026

Kreu i PDK-së refuzon propozimin e Kurtit për zgjedhjen e kreut të shtetit, Hamza: Nuk ka president pa marrëveshje

22:01 / October 6, 2026

Franca në revoltë, mbi 450 mijë studentë në protesta

20:39 / October 6, 2026

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.