KLP ka fjalën e para dhe është bërë një përzgjedhje e depolitizuar për kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm është shprehur kreu i këtij institucioni Genti Ibrahimi në fjalën e tij teksa ka bërë të ditur dhe rezultatin e pikëve për kandidatët për kryeprokuror.
Të tre kandidatët shkojnë për votim në Kuvend, ndërkohë që sipas renditjes i pari është Olsion Çela me 459 pikë, Arta Marku me 406 pikë dhe Fatjona Memçja me 362 pikë.