Nata e madhe e ‘Grammy Aëards 2022’ do të shtyhet për shkak të variantit të ri omicron. BBC raporton se ceremonia muzikore do të mbahej këtë muaj, por organizatorët e shfaqjes së 64-të vjetore të Grammy Awards deklaruan se ceremonia është shtyrë për shkak të koronavirusit. Eventi ishte planifikuar për tu zhvilluar në datën 31 janar në qytetin e Los Anxhelosit.
Organizatorët deklaruan se së shpejti do të komunikojnë datën e re që do të organizohet spektakli. Ata theksuan gjatë deklaratës së tyre se shëndeti dhe siguria e komunitetit të muzikës, publikut dhe punonjësve mbetet prioriteti i tyre kryesor.
