Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Operacion “blic” në kryeqytet/ 10 të arrestuar gjatë orëve të fundit, ja për çfarë akuzohen

12:25 / September 5, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhjetë persona të janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës gjatë orëve të fundit, për vepra te ndryshme penale, nga vjedhja tek mashtrimi.

Sipas policisë aksioni i ndërmarrë synon goditjen e paligjshmërisë kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, që shkelin rregullat dhe përfshihen në raste dhuna apo plagosje.


Njoftimi i policisë:

Gjatë orëve të fundit nga strukturat e D.V.P. Tiranë janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar 10 persona. Strukturat e D.V.P. Tiranë në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, gjatë orëve të fundit kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

R. K., 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e “Ali Demit” ka goditur dhe plagosur me mjete të forta 4  shtetas.

U bë arrestimi i shtetasve A. Gj., 16 vjeç dhe A. I., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale  “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur me dhunë një telefon shtetasit E. K. U arrestua shtetasi M. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës”, si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi S. A., 16 vjeç, pasi janë gjetur brenda banesës së shtetases M. Y., si dhe kanë tentuar të vjedhin mjetin e shtetases I. L.

U arrestua shtetasi M. Ç., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor. Në rrugën “Llazi Miho” ky shtetas ka aksidentuar me mjet shtetasin L. H., i cili ndodhet në spital nën kujdes mjekësor. Është ndaluar për veprën penale “Vjedhja”, shtetasi :

  • V. S., 27 vjeç banues në Tiranë, pasi në rrugën Dervish Hima” dhe “Mustafa Matohiti” iu ka vjedhur biçikletat shtetasve L. H., dhe K. P.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit janë lokalizuar dhe kapur dy shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht:

  • Rr. B., 57 vjeç dhe A. A., 61 vjeç ( të dy banues në Tiranë) të shpallur në kërkim për veprat penale ”Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin me vlerën shtuar ” dhe ”Fshehje e të ardhurave”.

Po gjatë orëve të fundit është proceduar në gjëndje të lirë shtetasia:

  • Q. A., 51 vjeçe për veprën penale “Vënie në dispozicion të lokaleve për lojra të palejuara “, pasi në rrugën “Lord Bajron”, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e brendshme të “bar-kafe”, në pronësi të kësaj shtetaseje u konstatua një kompjuter i cili dyshohet se përdorej për zhvillimin e palejuar të lojërave të fatit. Vijon puna nga strukturat e D.V.P. Tiranë për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën Shefi i Krimeve të Rënda

19:40 / November 16, 2026

Dyshohet se gëlltiti drogën, ndërron jetë gjatë intervistimit në polici 26-vjeçarja në Kosovë

13:55 / November 16, 2026

Patos/ Tritol portës së banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”

10:20 / November 16, 2026

Kontrolle në kufirin e Korçës/ Arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Austri, goditen dy raste kontrabande

10:02 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.