Forcat speciale të Policisë së Shtetit janë rikthyer sërisht në Vlorë mbrëmjen e së premtes, duke ushtruar kontrolle nga automjeteve, veçanërisht atyre luksoze dhe me xhama të errët.
Sipas raportimeve, postoblloqe policore nga policia lokale dhe FNSH janë ngritur kryesisht në zonën e Skelës.
Sipas raportimeve, FNSH dhe Operacionalja e Vlorës po ushtrojnë kontrolle të gjitha mjetet e shtrenjta, apo dhe ato me xhama të zinj, për persona të shpallur në kërkim dhe për ata me rrezikshmëri që qarkullojnë me armë zjarri me vete.
Gjatë javëve të fundit forcat policore kanë ushtruar kontrolle të shumta në Vlorë, veçanërisht në fundjavë, duke ngritur postblloqe në akset rrugore apo ushtruar kontrolle në zona të caktuara.