Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opinion/ Mbi të pakënaqurit nga Perëndimi, që kanë zbarkuar në Tiranë

20:44 / February 29, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1702473280 ilirmetasaliberisha12
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Mbajtja sot e Samitit të Ballkanit Perëndimor me BE për planin e ri të rritjes, si dhe ai i një dite më parë për Ukrainën e afishojnë Shqipërinë si vendi pararojë i Ballkanit jugperëndimor, sa i përket mbështetjes që ka nga politika perëndimore. 

Për 48 orë Shqipëria ishte në qendër të vëmendjes botërore, duke nisur me Samitin e Ukrainës dhe duke vazhduar sot me perspektivën evropiane të rajonit.

Në raste të tilla kritikat ndaj protagonizmit të Shqipërisë është normale të vijnë nga ndonjë vend jo miqësor me Shqipërinë, apo nga xhelozira rajonale, por nuk ka ndodhur. 

Të vetmit të mërzitur nga ky zhvillim ngjajnë të jenë oponentët e Edi Ramës në Tiranë.

Partia e Berishës dhe Metës, e cila të vetmin partner perëndimor aktualisht ka Fredi Belerin dhe avokatët e tij grekë, është shumë e shqetësuar pse Perëndimi ka zbarkuar në Tiranë. Akoma më shumë është e shqetësuar pse respektojnë nismat rajonale të Edi Ramës.

Të dyja Samitet e mbajtura në Tiranë kanë përfunduar me dakordësi nga të gjitha palët, duke pranuar qëndrimet e përbashkëta të njëri- tjetrit.

Madje në Samitin për Ukrainën, Kosova ka mbajtur një qëndrim serioz, duke tejkaluar provokimet që synojnë izolimin e çështjes së Ukrainës në rajon nga propaganda pro ruse.

Kosova dhe Ukraina e nënshkruan deklaratën e përbashkët, duke identifikuar Serbinë si të vetmin aleat të Rusisë në Ballkan, ndërsa “kritikët” e Shqipërisë poshtë penxheres së Berishës, janë të shqetësuar se ata i ka futur në kurth Edi Rama.

Një opozitë e mençur natyrisht që e kishte përshëndetur këtë rol të Shqipërisë, pasi e gjitha çfarë ndodhi forcon imazhin pozitiv të Shqipërisë. Edi Rama padyshim që ka meritat e tij personale, por në këtë rast nuk i ka për nevoja elektorale, por në interes të Shqipërisë. Interesat elektorale ja kanë garantuar vet kritikët e tij, nuk ka nevojë për ndihmë nga Perëndimi.

Tani merreni me mend që këta që kritikojnë Edi Ramën në Tiranë ta kishin në dorë politikën e jashtme, të cilët siç e thashë, sot aleatin më të madh perëndimor kanë Fredi Belerin, meqë është dhe qytetar grek.

D.m.th në të njëjtën ditë kur liderët e BE apo Zelenski udhëtonin drejt Tiranës, Flamur Noka me Luçiano Boçin udhëtonin drejt Janinës të takonin një deputet grek të Janinës, për t’i shprehur mbështetje elektorale si mbështetës i Fredi Belerit.

Mjafton të krahasosh këto dy qasje për të kuptuar se çfarë kontrasti ekziston mes atyre që janë të pakënaqur kur Perëndimi zbarkon në Tiranë, dhe atyre që e sjellin Perëndimin në Tiranë.

Njëra palë kërcënon Shqipërinë nga Janina, tjetra bën bashkë Perëndimin dhe Ballkanin kundër Rusisë. 

Mero Baze opinion
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kur karma është vërtetë bitch

21:45 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.