Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opinion/ Të mirat e tunelit më të gjatë në Ballkan

17:19 / July 5, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tuneli i llogarase 1 1 1024x576 1 696x392 105
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Fatos Çoçoli

Sot u hap per makinat Tuneli i Llogarasë, 5.9 km i gjatë. Kushton 140 milionë euro dhe përfaqëson një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore të vendit.

Ky tunel përfaqëson tunelin më të gjatë rrugor në vend. Ai lidh Vlorën, kryeqendrën e Jugut të Shqipërisë, me Rivierën Shqiptare, e cila përfaqëson një perlë të natyrës, me bukuri të pashoqe dhe plazhe të shumtë e të virgjër përgjatë bregdetit.

Tabela 2. Tuneli më i gjatë i Ballkanit, Tuneli i Llogarasë

–          Kosto                    140 mln euro

–          Gjatësia                 6 km

–          Një tunel kryesor, një ndihmës

–          Çdo 500 m, një dalje në tunelin ndihmës

Tuneli shmang kalimin në Qafën e Llogarasë, 1027 metra mbi nivelin e detit, duke eliminuar kështu rreth 600 metra lartësi, si dhe kalimet e ngushta, me shumë kthesa dhe tejet të pjerrëta të rrugës aktuale të Qafës së Llogarasë.

Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë, ka qenë një proces i gjatë, por i mirëstudiuar, me dy gara ndërkombëtare. Fillimisht ka qenë gara ndërkombëtare e studimit dhe e projektimit të detajuar. Më pas, ka ardhur faza e ndërtimit të këtij tuneli, i cili ka zgjatur tre vjet. Ka patur sfida jo të vogla, përsa i përket gjeologjisë së mjedisit shkëmbor ku është punuar.

Duke qenë  një tunel i një gjatësie të madhe (long range), sipas kritereve të ndërtimit në vendet e Bashkimit Evropian, ai ka dalje çdo 500 metra, që e lidhin me tunelin ndihmës.

Tunel ndihmës shërben po ashtu dhe në rastet kur, po të ketë flukse të shtuara, gjatë viteve në vazhdim, për të aksesuar Rivierën, apo për t’u kthyer në Vlorë, atëhere edhe ky tunel kthehet në një tunel të shfrytëzueshëm. Praktikisht do të kemi dy tunele nga kalojnë automjetet njëkohësisht.

Me tunelin, 30 përqind më shumë vizitorë në Rivierë

Kjo Rivierë vjet ka pritur mbi 5.8 milionë vizitorë vendas dhe të huaj. Për këtë vit, operatorët turistikë mendojnë se Riviera Shqiptare, edhe për shkak të lehtësimin të aksesit përmes Tunelit të Llogarasë, do të presë të paktën 30 përqind më shumë vizitorë. 

Aksesi më i shpejtë në Rivierë përmes tunelit, do t’i japë një impuls të ri turizmit, sidomos atij në periudhën e verës, duke e shtuar, në tërësi, me qindra milionë euro vlerën e dhjetra mijëra ndërtimeve, apartamenteve, dyqaneve dhe hoteleve, nga Palasa nga ku del tuneli, e deri në Ksamil, në jug të Sarandës.

Tabela 2. Tuneli i Llogarasë, përfitime

–          Shkurton rrugën               11 km

–          Shkurton kohën                35 min

–          Rrit vlerën e banesave në zonat pas tunelit            50-70 euro/m

–          48 mijë ndërtime nga Palasa në Ksamil me vlerë të rritur, në total 280 mln euro

–          Vëllimi i turizmit në Rivierë pritet të rritet 30 përqind këtë vit, për shkak të tunelit

image 16

ballkan tuneli llogarase
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

21:00 / June 2, 2026

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

20:18 / June 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.