Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, teksa mbante fjalën e saj në Kuvend, deputetët opozitarë, të kryesuar nga kryetari i Partisë Demokratike rrethuan foltoren.
Kjo situatë shkaktoi tensione në seancën plenare të kësaj të enjteje, ndërsa deputetët e opozitës lëshuan një sërë thirrjesh fyese dhe denigruese në drejtim të deputetëve të mazhorancës.
Zëdhënsja e Këshillit të Ministrave, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, përmes një postimi në rrjetin social twitter, e ka cilësuar një shfaqje vulgare sjelljen e sotme të opozitës.
Spiropali i ka kërkuar njëkohësisht ndjesë shqiptarëve për shfaqjen e sotme të opozitës duke i garantuar ata se “nuk do të biem kurrë në këtë nivel që thyen çdo kod nderi të shqiptarit.”
Reagimi:
Shëmti, fyerje krahinore, familjare dhe seksiste, shfaqje vulgu e opozitës politike që kërkon të qeverisë Shqipërinë. I kërkojmë ndjesë qytetarëve të Shqipërisë dhe i sigurojmë se nuk do të biem kurrë në këtë nivel që thyen çdo kod nderi të shqiptarit #egjithëvëmendjateknjerëzit-shkruan ministrja Spiropali.
