Aksi i ri rrugor Orikum-Dukat do të jetë me standardet e duhura të sigurisë dhe do të ketë impakt të madh ekonomik edhe për zonën. Keshtu u shpreh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë inspektimit në kantier.
Kreu i ARRSH, Evis Berberi u shpreh se ky aks do të jetë plotësisht i kalueshëm para nisjes së sezonit turistik.
E gjithë zona e infrastrukturës së Jugut, si segmenti Fier-Levan-Vlorë, rruga e aeroportit të Vlorës, e cila lidhet me autostradën dhe tuneli i Llogarasë, sipas Ballukut do të jenë të gjitha funksionale në vitin 2024.