Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Oriz me kungull dimri, receta ideale për këto ditë të ftohta

12:56 / December 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Oriz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditët e ftohta të dimrit nuk kanë kuptim pa një pjatë të ngrohtë në tryezë.

E nuk ka më mirë kur këto pjata shoqërohen me perime të freskëta të stinës.

Vjeshta e dimri ndër më kryesorin kanë kungullin e pasur me vitaminë A, kalium e një mori vlerash të tjera.

Për këto dy arsye dhe për shijen e mirë që ofron, AgroËeb.org ju këshillon që të provoni recetën e orizit të gatuar me kungull vjeshte.

Shija e këtyre dy përbërësve bashkë do t’ju ngrohtë stomakun dhe do t’ju kënaqë me shije të mirë.

Ndiqeni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes së kësaj pjate fare lehtë.

Përbërësit

400 gr kungull vjeshte

400 gr oriz

60 gr gjalpë

gjysmë qepe

vaj ulliri

kripë

piper i zi

Për lëngun e perimeve

800 ml – 1 l ujë

1 qepë

dy shkopinj selino

1 karotë

gjysmë luge çaji kripë

Përgatitja

Si fillim, AgroËeb.org ju këshillon që të përgatisni lëngun e perimeve.

Në një tenxhere  shtoni ujin, qepën, selinonë, karotën dhe pak kripë.

Lërini të ziejnë pa i copëtuar derisa të lëshojnë aromën e tyre karakteristike.

Në fund kulloni vetëm ujin, dhe perimet lërini mënjanë pasi nuk do t’ju duhen më për këtë recetë.

Më pas qëroni kungullin dhe priteni në kubikë të vegjël dhe lëreni të pastruar mënjanë.

Në një tigan të thellë skuqni gjysmën e qepës se grirë me pak vaj dhe kur të jetë zbutur shtoni edhe copat e kungullit.

Lëreni të skuqet për disa minuta, e më pas shtoni gjysmën e lëngut të  perimeve që përgatitët më parë, në mënyrë që kungulli të zbutet.

Sipas dëshirës ju mund të përdorni edhe lëng mishi për të kryer këtë proces.

Lëreni kungullin të gatuhet derisa të zbutet plotësisht e më pas fikni zjarrin.

Merrni një tigan tjetër dhe aty shtoni orizin me pak vaj, derisa të fillojë të skuqet e më pas shtoni kungullin e zbutur.

Ngrini pak temperaturën e zjarrit dhe filloni të shtoni pak nga pak edhe pjesën tjetër të mbetur të lëngut tek orizi, në mënyrë që të gatuhet dhe zbutet plotësisht.

Spërkatni me kripë sipas dëshirës tuaj teksa orizi zihet.

Për këtë proces do t’ju duhen rreth 15 – 20 minuta.

Sapo të shikoni që orizi është gati, fikni zjarrin dhe shërbejeni këtë pjatë të ngrohtë duke e spërkatur me pak piper të zi./AgroËeb.org

ditë të ftohta receta tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës

17:52 / January 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.