Më herët u zbulua se aktoja e njohur italiane Ornela Mutti do të jetë e ftuara speciale e “Krishtlindje në Tiranë” që do të transmetohet në Klan Plus.
Por aktorja e dashur për shqiptarët ka mbërritur më herët se data e Krishtlindjeve teksa ka qenë në Durrës në një resort të njohur në bregdet. Ornela është filmuar teksa kërcen nën tingujt e muzikës tradicionale shqiptare me një grup valltarësh.
Siç duket dhe në video aktores së njohur i ka pëlqyer jashtë mase tradita jonë sa është përpjekur të mësojë dhe hapat.
