Vogëlushja turke Nisa Sofiya Aksongur mjaft e dashur për të gjithë me rolin e Ova-s në filmin e suksesshëm turk “Mrekullia në qelinë Nr.7″ qenka fanse e Tunës.
9-vjeçarja që na bëri të gjithë për të qarë ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve dhe është vogëlushja më e famshme e momentit. Mirëpo, nuk e dinim se “Ova” qenka fanse e këngëtares shqiptare, Tuna Sejdiu!

Vetë aktorja ka ndarë në InstaStory foto të sajat me këngën e Tunës dhe Ylli Limanit në sfond, “A don hala”.

