Bukuroshja Sara Hoxha publikoi këtë të hënë një foto shumë të veçantë dhe origjinale në Instastory.
Në foton në fjalë ajo tregoi strijat në pjesën anësore të kofshëve.
Menjëherë pas postimit, Sara ka lënë të kuptohet se shumë nga ndjekësit e saj janë keqkuptuar dhe si rrjedhojë i ka sqaruar të gjithë publikisht.
Ajo ka treguar se strijat nuk i janë krijuar nga shtatzënia, por janë pasojë e luhatjeve të mëdha të peshës në adoleshencë. Bukuroshja nuk i ka aspak problem madje i ka këshilluar të gjithë të ndihen mirë në lëkurën e tyre, siç ndihet dhe ajo.

