Britania e Madhe, edhe pse më vonë se të gjithë vendet e tjera të Europës, ka nisur zbatimin e masave të rrepta kundër shpërndarjes së COVID-19. Anglia, tashmë është në karantinë, ndërsa është kufizuar lëvizja dhe gjithashtu ndalohet edhe lëvizja e dy ose më shumë personave të shoqëruar së bashku.
Por, këtë urdhër nuk ka pasur ndërmend ta respektojë sulmuesi i Everton, Oumar Niase. 29-vjeçari, teksa po lëvizte me makinë në rrugët e Mançesterit, është ndaluar nga policia në një kontroll rutinë, që konstatoi se futbollisti nuk kishte vënë rripin e sigurimit si dhe në makinë ishin edhe tre persona të tjerë.
Në këtë formë, policia njoftoi klubin e Evertonit për ndalimin e futbollistit të tyre, ndërsa Niase iu drejtua me fjalët se ky veprim i tij ishte nje turp për momentin që po kalonte vendi.