Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Pacientët me reumatizëm që preken nga Covid nuk kanë risqe për komplikacione

20:36 / November 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Blerina Dhamo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Nëse vuani nga sëmundje reumatizmale atëherë duhet të jenë të qetë pasi nuk riskoni që të keni më shumë komplikacione nëse  infektoheni me COVID-19.

Doktoreshë Blerina Dhamo reumatologe sqaron se pas studimeve të fundit ka rezultuar se pacientët që vuajnë nga sëmundje të reumatizmës dhe marin barna frenues të sistemit imunitar nuk kanë risk më të lartë për të qëndruar më gjatë në spital apo të humbin jetën.

“Kërkuesit shkencor studiuan gati 6 mijë pacientë për periudhën janar-qershor 2020 dhe u pa që sëmundja reumatizmale nuk i rrezikonte individët për t’u infektuar apo për komplikacione. Këta pacientë kanë të njëjtët faktorë risku siç ka popullata”, thotë mjekja.

Doktoreshë Blerina Dhamo i kërkon pacientëve që të bëjnë kujdes dhe të mos ngatërrojnë simptomat e sëmundjeve reumatizmale me ato të Covid-19 pasi janë të ngjashme si lodhje, temperaturë 37.5.

“Sëmundjet reumatizmale si shenjë kryesore kur rëndohen kanë dhimbje të muskujve apo edhe temperaturë. Pacientët vijnë menjëherë te reumantologu. Është mirë që të shtyhet vizita me reumantologun dhe të diskutohet me specialistin e këtij virusi. E rëndësishme është që të komunikohet me një mjek. Sa i përket ndërprerjes së medikamenteve që marrin pacientët për sëmundjet reumatizmale bëhen vetëm me kompetencën e mjekut reumantolog”, thotë ajo.

Duke qenë në një periudhë virozash dhe gripi doktoresha i sygjeron pacientëve që të bëjnë vaksinën e gripit çdo vit dhe njëherë në 5 vite vaksinën e pneumokokut.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.