Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Padia ndaj Veliajt, Basha shkon në gjykatë. Kryebashkiaku: Halli i vetëm i Lulit është të sqarojë nëse ka 4 apo 5 vila

10:25 / November 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme për seancën e padisë së bërë kundrejt kryebashkiakut së Tiranës, Erion Veliaj. Me kalimin e shqyrtimit të padisë penale për shpifje nga Gjykata e Tiranës në GJKKO, Basha ka refuzuar të pajtohet dhe gjyqi për kallzimin penal për shpifje ndaj Veliaj ka vazhduar, paçka vonesave të krijura nga pala e paditur apo mungesa e trupës gjykuese.

Pas ndryshimit të gjyqtares që kishte në dorë padinë penale të Bashës ndaj Veliaj, kreu i PD ka shkuar në seancë për të shmangur pezullimin e çështjes pas ndryshimit të gjyqtares, duke treguar kështu vullnetin për ta çuar deri në fund përballjen me Erion Veliaj, të cilin e akuzon për shpifje. 4 muaj më parë, Gjykata e Lartë njoftoi se GJKKO është kompetente për shqyrtimin e të gjitha akuzave penale të ngritura ndaj një zyrtarëve të lartë.

Në një reagim nga Kombinati, Veliaj thotë se një gazetar e kishte pyetur përse nuk ishte i pranishëm te gjyqi me Lulzim Bashën.

Kryebashkiaku tha se teksa halli i vetëm i Bashës është që të sqarojë në gjyq nëse ka katër apo pesë vila, ai duhet të merret dhe të zgjidhë hallet e njerëzve.

Reagimi i Veliajt

Përpara se të flisja më shkroi një gazetar e më pyeti: Nuk je te ky gjyqi për vilat e katërta dhe të pesta të Lul Bashës? I thashë: Nuk kam kohë unë për këtë punë. Unë dhe Beni merremi të bëjmë shtëpitë për njerëzit. Se ka katër apo ka pesë vila Lul Basha të shkojë ta sqarojë në gjykatë se nuk kemi kohë për të humbur. Këta kanë vetëm hallin e tyre. Luli u çua sot dhe e vetmja gjë që kishte në axhendë është të sqarojë në gjykatë ka katër apo pesë vila. Për këtë jemi në gjyq. Shih çfarë hallesh kanë këta. Këta zihen për foltoren, për sondazhe se kë mbështesin më shumë, Saliun e lodhur apo Lulin e përgjumur? Këta nuk kanë lidhje fare me realitetin tonë. Këta për kalamajtë tanë nuk duan t’ia dinë. Këta nuk dua t’ia dinë fare, sepse e kishin këtë bashki, e kishin këtë qendër dhe nuk u dukën njëherë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë

22:19 / September 23, 2026

Arrestohet në Rusi Salvador Aliu për trafik droge dhe pastrim parash, është quajtur “bosi i bosave” shqiptarë

21:22 / September 23, 2026

Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027

20:15 / September 23, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.