Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

‘Pagat’, Rama ngre dyshimet e forta: Pse zëdhënës të gratanongrata paralajmërojnë të tjera?!

13:42 / December 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 3 1 681x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar mediat që nuk kanë publikuar të dhëna për pagat pas skandalit të nxjerrjes së tyre për mbi 630 mijë persona, teksa tha se ata që janë shmangur nga mosekspozimi i dhënave në media dhe kanë përdorur ‘whatsapp’ mbase e kanë pasur parasysh se është krim t’i publikosh.

Ai hodhi dyshime për ish-kryeministrin Sali Berisha, megjithëse nuk e përmendi me emër, duke pyetur se pse zëdhënës të gratanongrata paralajmërojnë të tjera?

“Dua të falënderoj të gjitha mediat, ekranet në mënyrë të posaçme që me të drejtën e tyre e kanë komentuar, por nuk kanë nxjerrë të dhëna sidoqoftë, po kështu dhe të gjithë ata që nuk kanë bërë këtë krim në portalet e veta. Ata të cilët janë shmangur nga mosekspozimi i të dhënave në media dhe kanë përdorur ëp, mbase e kanë pasur parasysh këtë gjë. Edhe ky është një fakt interesant, nuk u shmangën herën e parë, janë shmangur këtë herë. Interesante, nuk aludoj.

Kjo bazë ka dalë në një ‘tik tok’ para disa muajsh dhe nuk është përdorur, po është përdorur tani. Pse zëdhënës të gratanongrata paralajmërojnë të tjera. Është dorë qartësisht për konfuzion dhe pasiguri publike. Këtu nuk ka asnjë mundësi tjetër përveçse ne të vazhdojmë revolucionin dixhital. Mbase këtë e ka nxitur dhe fakti se për disa javë me radhë kemi ndërmarrë një tur sensibilizimi për të informuar qytetarët se do të mbyllen sportelet dhe do jetë gjithçka online. Ne nuk do të na pengojnë këta që hedhin gurin, fshehin dorën, nxjerrin fytyrën. Nuk dua të spekuloj, siç bëjnë ata. Nuk bëj asnjë asociim me askënd, por them që ky është një rast domethënëse për deri ku mund të shkojnë njerëz dhe forca të caktuara kundër qytetarëve për qëllimet e tyre. Nga ana jonë do të bëjmë maksimumin që të forcojmë kapacitetet për të krijuar mure pas mure, sepse jemi shumë të ekspozuar”, deklaroi Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.