Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Spiropali i kundërpërgjigjet Hajdarit: Buxheti i shtetit nuk është ‘Sofra e Sudes’

12:24 / December 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
es 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetes Rudina Hajdari dhe Ralf Gjonit për sa i përket buxhetit të shtetit të akorduar për pandeminë.

Deputetja Rudina Hajdari propozoi që të jepet dhe një tjetër paketë ndihme për qytetarët në nevojë dhe bizneset e vogla, për shkak të krizës nga pandemia, ndërkohë sipas Spiropalit buxheti i shtetit nuk është ‘Sofra e Sudes’.

“Historia e borxhit që u përmend nga zona Hajdari dhe zoti Gjoni është një histori që nuk qëndron dhe nuk ka lidhje me faktet. Nga njëra anë pretendojnë se ne ta bëjmë detin kos, zonja Hajdari. Që të rrisim ndihmën dhe të vijojmë mbështetjen e biznesit sikur buxheti të ishte ‘sofra’ e Sudës. Po se si bëhen bashkë këto të dyja, vetëm këta të dy e dinë. Borxhi është nën kontroll. Përballja që qeveritë kanë pasur ndaj kësaj fatkeqësie, borxhi nuk është jashtë kontrollit, ne kemi ruajtur parametrat e riskut. Kemi vijuar dhe me rindërtimin. Janë momente kyçe, ku qeveria po vijon mbështetjen. Projekti i rindërtimit është projekti më i madh në këto 30 vite sa i takon infrastrukturës. Meqë duan një bilanc, e ftoj zotin Murrizi që të shoh se ku po shkojnë këto para. Meqë ka qëndruar në atë parti, Atij i duken se këto para të buxhetit janë ato gafat e Bashës që hyjnë e dalin dhe s’kanë asnjë pasojë. 4646 banesa kolektive kanë filluar në Thumanë në zonën më të prekur nga tërmeti dhe 2 mijë apartamente në Durrës. Marrëveshja me Emiratet parashikon 2 mijë apartamente në Spitallë. Këto janë para të buxhetit, që iu jepen familjeve që mos të lënën askënd jashtë. S’punojnë 3-4 kompani, siç thuhet rëndom sa për të kaluar radhën dhe për të kapur ndonjë votë. Janë disa kompani që punësojnë shumë qytetarë. Ka shpërndarje të buxhetit. Më e mira është përpara nesh.”, -tha Spiropali.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet vendore të 9 majit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë, Klosi: Jemi zyrtarisht në fushatë elektorale!

22:39 / November 13, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Blindohet siguria kibernetike/ Ndryshime në ligj, SHISH dhe ushtria pjesë e strukturës së re

12:35 / November 13, 2026

“Berisha është pengesa kryesore e opozitës”, Bejko: PD ka kandidatë por jo alternativë bindëse

11:39 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.