Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Paloka hap Kuvendin e Berishës: Jemi demokratët e rrebeshit, jo të shampanjës, rithemelojmë PD

11:43 / December 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
paloka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edi Paloka ka humbur Kuvendin e thirrur nga ish-kreu i PD Sali Berisha, ditën e sotme në stadiumin Air Albania. Paloka deklaroi se kjo ditë do të hyjë në historinë e Partisë Demokratike si dita e rithemelimit të saj. Ai u shpreh se opozita e vërtetë nuk hyn në pazare me Edi Ramën.

“Mirë se keni ardhur në Kuvendin e demokratëve të lirë. Prania juaj sot këtu në një ditë si kjo ku mesa duket edhe Zoti ka dashur të shtojë simbolikën e tij. Ne jemi demokratët e rrebeshit. Të tjerët le të shkojnë te shampanja. Kjo ditë do të hyjë në historinë e PD. Për herë të parë mblidhet një kuvend me kërkesën e delegatëve. As thjesht për numrin e pazakonshëm të pjesëmarrësve.

Pas 31 vitesh ne mblidhemi edhe njëherë për ta rithemeluar Partinë Demokratike mbi idealet dhe parimet mbi të cilat e ngritën dhe për ta vendosur përfundimisht në shinat e konservatorizmit. E kam konsideruar veten me fat që në dhjetor të vitit 1990, u bëra pjesë e lëvizjes studentore dhe njëri prej atyre që themeluan PD. Sot do themi me krenari.

Unë isha aty ditën kur u rithemelua PD. Ky Kuvend për herë të parë mblidhet me kërkesën e delegatëve. Sot numri i firmëtarëve është shumë më i lartë se ai i ditëve të para. Kriza ku gjendemi sot si pasojë(…. ovacione “O Sali o hero, Shqipëria ty të do”….) ku gjendemi sot si pasojë e dështimeve për të mposhtur regjimin dhe pozicionimi që kryetari aktual i bërë Partisë Demokratike pas 25 prillit, jo përballë regjimit, por çdo ditë e më shumë në krah të tij. Kjo është arsyeja pse jemi mbledhur sot këtu për të kuvenduar. Për të kthyer shpresën dhe besimin te shqiptarët që kërkojnë ndryshim.

Opozita e vërtetë nuk e ka ulur kokën. Nuk hyn në pazare me Ramën por është më e gatshme për t’u përballur me Ramën. Ka nga ata që na pyesin dhe na kanë pyetur dhe thonë pse tani dhe jo më parë. Përgjigja është e thjeshtë. 25 prillin e konsideruam masakër zgjedhore. Me Ramën nuk mund të prisnin asgjë tjetër. Të gjithë ne mbajmë përgjegjësi që nuk arritën të përkthejmë në fitore sakrificat e demokratëve. Duke pranuar këto përgjegjësi, ne ju premtuam demokratëve dhe votuesve që do të vazhdonim betejën”, tha Paloka.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet në Rusi Salvador Aliu për trafik droge dhe pastrim parash, është quajtur “bosi i bosave” shqiptarë

21:22 / September 23, 2026

Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027

20:15 / September 23, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

15:32 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.