Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Paloka hapi kasafortën për mediat, reagon Bardhi: Respektoni procedurat sipas statutit. S’mund të tallet kush me PD!

13:51 / November 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1636720673 GBARDHI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një prononcim për mediat nga selia e PD, sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi apeloi edhe një herë kërkesën që mbledhja e Kuvendit Kombëtar të bëhet duke respektuar procedurën dhe statutin e partisë.

Duke iu referuar deklaratave të z.Paloka i cili mesditën e sotme celi zyrën e tij për mediat për verifikimin e formularëve, Bardhi tha se zëri i demokratëve duhet dëgjuar dhe jo të mbyllet në kuti apo kasafortë.

“Shpreh shqetësimin e thellë për vijimin e talljes me demokratët dhe shqiptarët. Jeni bërë pa dëshirën tuaj dëshmitarë të procesit të talljes dhe fyerjes së çdo anëtari të PD. Dua të përsëris apelin tim drejtuar kujtdo që gjykon se duhet të mblidhet Kuvendi Kombëtar dhe pretendon se ka arritur të sigurojë kuorumin për nisjen e procedurave për mbledhjen e Kuvendit, të ndjekë procedurat sipas Statutit.

Sot nuk janë fyer vetëm anëtarët, por edhe ajo pakicë që ka besuar në lëvizjen e zotit Berisha. Edhe sikur të jenë arritur 1/8 apo 1/10 siç janë të dhënat tona, ato juk und të mbyllen në kasafortë. Edhe zëri i kësaj pakicë duhet të dëgjohet nga insitucionet e Partisë. Nxirrni firmat e nga pasaporta, mos bëni show me gazetarët që nuk janë në gjendje të verifikojnë vetë që nuk janë delegatë, por nuk verifkojnë dot janë apo jo anëtarë apo në territorin e Shqipërisë.

Ftesa ime është të respektoni Statutin. Kërkesa duhet të dorëzohet në protokollij e PD, institucionet të shqyrtojnë kërkesën dhe zëri i demokratëve të dëgjohet, qoftë ky edhe pakica e pakicës. Dje ju kam shpjeguar procedurën statutore, kjo parti është krenari e demokratëve nuk fshihemi dhe nuk veprojmë në ilegalitet. Dhe s’ mund të tallet kush me PD.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

18:42 / August 11, 2026

Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë e Shtetit, ndryshimet kryesore

17:31 / August 11, 2026

Debati për lumin Ibër, BE kritika Serbisë: Deklaratat të tilla për ndryshimin e rrjedhës duhet të shmangen

16:45 / August 11, 2026

KFOR nis tërheqjen graduale nga ura e Ibrit, përgjegjësia pritet t’i kalojë Policisë së Kosovës

15:57 / August 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.