Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Paloka ironizon: Po kërceni lakuriq mbi tavolinë! Felaj lexon shkresën: S’keni njoftim, por një hartim

11:27 / September 21, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 58
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka vijuar debati në Kuvend, se kush është kreu i grupit parlamentar të PD-së. Deputeti Edi Paloka i ka kërkuar drejtueses së Kuvendit që të lexojë shkresën që i ka ardhur sipas tij nga kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi. Sipas Felaj nuk ka një njoftim të mirëfilltë, teksa tha se nga mënyra sesi është shkruar duket si një hartim. Ajo tha se në këtë shkresë thuhet se deputetët “konfirmojnë Bardhin si kryetar”, dhe se sa kohë konfirmohet do të thotë që nuk ka ndryshim dhe nuk ka arsye për njoftim.

Edi Paloka: Jeni duke tejkaluar cdo imagjinatë në lidhje me shkeljen që po i bëni rregullores. Po e shkelni me vetëdije. E di që jeni po aq e bindur që po e shkelni me vetëdije rregulloren. E dini që nuk vendosin statutet e partive, por një rregullore që e keni miratuar ju. Ju jeni e urdhëruar nga Rama ta bëni këtë, por do u veja para një situate, që ta kuptoni ç’po bëni…

Nëse Rama do u thonte të kërcenit gjithë përpjektë sipër tavolinave lakuriq, jam i sigurt që nuk do e bëni, por ajo që po bëni është e njëjta gjë, kështu që deri sa ta vazhdoni këtë farsë, mendoni sikur jeni duke kërcyer para shqiptarëve lakuriq. Është më e ndershme për ju që të ndryshoni kodin, kërpëratën e keni, merreni dhe bëjeni, bëjeni mo se është me ndershme se shumicën e keni.

Ermonela Felaj: Rregulloren e kemi miratuar bashkë dhe s’ka ndryshime të njëanshme. Për formimin e grupeve parlamentare, këto janë të vendosura që në krye të herës, që s’kemi qenë shumë prej nesh në Kuvend. Ky njoftim se as njoftim s’është se nga mënyra e shkruar është si hartim… ‘ne ju konfirmojmë thuhet se kryetar është Bardhi’, dhe qartësisht konfirmimi nuk është ndryshim dhe s’ka nevojë të bëhet njoftim kur nuk ka ndryshim.

Për një çështje të grupit nuk ishte pse të flisnin deputetë që janë jashtë grupit. Kuvendi i gatshëm të veprojmë komform rregullave, ndaj deputetët që janë pjesë formalisht të PD, thirrni arsyes dhe bëjini vetë rregullimit brenda grupit. Nuk mund ta bllokoni kuvendin me çështje të brendshme. Nuk zgjedhim ne grupin tuaj. Nëse bie në 7 numri, do të thotë që nuk ka më një grup. Ne kemi të njëjtat grupe parlamentare, dhe deputetë jashtë grupeve.

Në 17 janar, Bardhi shkruan në ’emër të PD pas vendimeve të kryesisë dhe këshillit të PD ju njoftojmë se në mbledhjen e grupit të PD kryetar është Alibeaj’, dhe këtë njoftim e keni bërë si sekretar i përgjithshëm i PD. Ju lutem shikoni veprimet tuaja.

PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026

Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković! Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut

08:58 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.