Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pandemia e COVID-19 nuk e pengon, nis punën koncesioni PPP i laboratorëve

08:24 / June 15, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
laborator
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kontrata koncesionare PPP për shërbimin laboratorik ka nisur nga puna edhe pse pandemia COVID-19 u bë shkak për shtyrjen e pagesave për disa PPP që nuk kishin filluar zbatimin.

Koncesionari ka marrë në dorëzim ambientet laboratorike në Spitalin “Nënë Tereza” dhe në të gjitha spitalet e tjera të vendit. Burimet në QSUT pohojnë se shërbimi laboratorik po ofrohet, ndërkohë që koncesionari ka nisur të përshatë ambientet. Por një auditimin i Kontrollit të Lartë të Shtetit për këtë koncesion ka zbuluar se, gabimet në studim mbi fizibilitetin dhe kontratë lënë të hapur rritjen e kostove buxhetore, njësoj si për koncesionin e sterilizimit.

KLSH konstaton se vendosja e kufizimeve buxhetore në kuadër të vlerës totale mujore të lejuar për të shpenzuar dhe, duke pasur parasysh tarifat e ofrimit të shërbimit të ofruar, sjell riskun e mosofrimit të shërbimit apo tejkalimit të buxhetit në rast të nevojave emergjente.

Shpenzimi aktual për laboratorët spitalorë nuk evidentohet veçmas në programet buxhetore të Ministrisë së Shëndetësisë. Pagesat e kërkuara për implementimin e projektit, përfshijnë flukse dalëse nga shpenzimet operative.

Kontrata koncesionare “Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës” u firmos në mbledhjen e 24 prillit 2019 nga qeveria dhe hyri në fuqi në dhjetor të vitit 2019. Vlera e kontratës është 13 miliardë lekë ose rreth 106 milionë euro dhe afati i saj përfundon në vitin 2028.

Koncesioni i laboratorëve u fitua në prill 2017 nga konsorciumi i tre kompanive; Labopharma sh.p.k me 41.7%, Exalab France me 25% dhe AB Laboratory Solution BV, një kompani guaskë e regjistruar në Holandë me 33% pjesë në konsorcium.

Pasi ka vendosur që të kalojë në administrim të një privati shërbimin e laboratorit, Ministria e Shëndetësisë praktikisht ka mbivendosur funksionet e koncesionit të ri me atë të Check Up. Kompania “3P Life Logistic”, e njohur ndryshe si check-up (kontrolli bazë mjekësor) ofron në thelb shërbimin e laboratorit. Intervistat për llogari të koncesionarit të check up me pacientët realizohen nga personeli shtetëror, i cili është pjesë e shërbimit parësor. Pjesa që mbetet për check up është vetëm transporti dhe kryerja e analizave laboratorike. Check up ka një kontratë 10-vjeçare me qeveritë dhe do të paguhet me fondet e buxhetit të shtetit 7.8 miliardë lekë, ose 787 milionë lekë në vit.

Në të njëjtën kohë, qeveria do të paguajë koncesionin e shërbimit laboratorik me 1.2 miliardë lekë në vit (ose 10 milionë euro) dhe po me 6 milionë euro të tjera në vit, shërbimin laboratorik që ofrohet nga Check Up, gjithsej fatura shkon 16 milionë euro në vit. Me këtë shumë, vetëm në një vit do të pajiseshin të gjitha spitalet rajonale me laboratorë dhe kushte nga më modernet, analizojnë ekspertët. Për 10 vjet, pagesa për dy koncesionet do të jetë 160 milionë euro, shumë e mjaftueshme për të ndërtuar 4 spitale të mëdha nga e para të standardit të spitalit privat, Hygea./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.