Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pandemia përgjysmon eksportin e mandarinës, frutat po kalben në pemë

08:37 / December 10, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mandarina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shitjet dhe eksportet e mandarinave po përballen me krizë këtë vit, për shkak të rënies së kërkesës në vendet fqinjë, kryesisht në rajon dhe Kosovë. Si rrjedhojë, prodhuesit e kualifikuar në zonën e Xarrës dhe Konispolit po ndeshen me humbje të mëdha, kurse prodhimet po kalben në pemë.

“Prodhimi këtë vit ka qenë i mbarë, por shitjet kanë rënë gati me 50%” – tha Astrit Tartari, kultivues në zonën e Konispolit. Zoti Tartari tha se, kishte informacione se, ka rënë kërkesa në vendet ku Shqipëria dominon furnizimin me këtë produkt, si Kosova.

Kriza e pandemisë është shndërruar në krizë ekonomike, duke ndikuar në uljen e konsumit për një sërë produktesh. Ulja e kërkesës me rikthimin e masave kufizuese në rajon ka ulur edhe kërkesën për fruta dhe perime që prodhohen në Shqipëri për eksport.

Prodhimi i mandarinës është rritur me shpejtësi në vitet e fundit, si pasojë e prodhimit të mirorganizuar në ferma dhe kooperativa në Jug, ku përdoret edhe teknologjia e avancuar.

Mungesa e kontratave  afatgjata për eksport i ekspozon ato ndaj rreziqeve të larta për shitjen e produkteve. Zoti Tartari tha se, eksporti në vendet e BE-së është shumë i vështirë, për shkak se ato kërkojnë dyfishin e standardeve për produktet tona, në raport me ato të vendeve komunitare si Greqia. Për rrjedhojë, mandarinat shqiptare  eksportohen në rajon dhe kryesisht në Kosovë.

Trendet e fundit dhe vlerësimit e ekspertëve konfirmojnë se mbjellja e agrumeve, sidomos e mandarinave është një aktivitet bujqësor fitimprurës.

Profesorët Engjëll Shkreli dhe Drini Imami, në një studim të posaçëm për tregun e mandarinës pohojnë se, në rastin më të mirë, duke marrë parasysh një rendiment prej 50 tonë për hektar dhe një çmim prodhimi në fermë prej 45 lekë/kg, të ardhurat bruto për 1 hektar janë 2,2 milionë lekë. Kultivimi i mandarinës renditet ndër aktivitetet bujqësore më fitimprurëse në Shqipëri. Për këtë arsye, ngritja e plantacioneve të reja me agrume/mandarina duke përdorur kultivarët e kërkuar në treg, sidomos në tregun e eksporteve, paraqesin një mundësi për institucionet financiare.

Sipas vlerësimeve, prodhimi i mandarinës në Konispol arrin në 30 mijë tonë dhe brenda pak viteve, pritet të shkojë 50 deri në 60 mijë tonë. Mbështetja e tendencës aktuale të plantacioneve përbën një “mundësi të artë” për institucionet financiare, pohojnë ekspertët.

Prodhimi i mandarinave është rritur ndjeshëm këto vitet e fundit, nga më pak se 100 hektarë ose më pak se 1000 tonë në vitin 2005, në 30 000 tonë më 2018. Prodhimi i limonëve dhe portokajve po rritet thuajse me të njëjtin trend. Si rezultat, importi i mandarinave është karakterizuar nga një tkurrje e fortë si pasojë e rritjes së prodhimit vendas që ka kontribuar pjesërisht në zëvendësimin e importeve. Rritje të konsiderueshme gjatë viteve të fundit ka pasur dhe eksporti i tyre.

Ndërkohë që Shqipëria ka një bilanc tregtar negativ për agrumet, trendi i eksportit të agrumeve është mbresëlënës. Në nivel botëror, Shqipëria renditet e 66-ta për eksportin e agrumeve. Megjithatë, vlen për t’u theksuar se kërkesa e vendeve importuese të mandarinës shqiptare është në rënie, që do të thotë se Shqipëria duhet të riorientojë tregjet e synuara të eksportit./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.