Një makinë ka marrë flakë në ecje në afërsi të fshatit Hudenisht në Pogradec.
Sipas informacioneve paraprake drejtuesi i mjetit ka reaguar në kohë dhe ka dalë nga makina. Fatmirësisht nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale.
Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shuar flakët, ndërkohë që ngjarja ka përhapur panik por dhe trafik në rrugën kryesore.