Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Papa Francesku: Prindërit të mos i dënojnë fëmijët homoseksualë, por t’i mbështesin

13:08 / January 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Papa 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Papa Francesku u bën thirrje prindërve që të mos i dënojnë fëmijët homoseksualë. Në audiencën e përgjithshme, Bergoglio iu drejtohet me një mendim të veçantë çifteve që duhet të përballen me problemet e fëmijëve të tyre.

“Si ta menaxhojmë këtë: duhet t’i shoqërojmë dhe të mos fshihemi në një qëndrim dënues”, rithekson ai. Më pas Ati i Shenjtë shpjegon se nuk mund të përshëndesë besimtarët për shkak të një problemi shëndetësor. “Kam një problem në këmbën e djathtë, një ligament në gju është me inflamacion, një problem që u ndodh të moshuarve”.

Mund të ketë shumë arsye për fërkime me fëmijët, që nga braktisja e studimeve e deri te problemet me drejtësinë, madje edhe orientimi seksual mund të bëhet shkak. Por paralajmërimi që Papa donte t’u drejtonte prindërve është unik: “Kurrë mos e dënoni një fëmijë”.

Përkundrazi, ndjekja e shembullit të Shën Jozefit dhe kërkimi i ndihmës së Zotit në momentet më të vështira është rruga e treguar nga Papa në audiencën e përgjithshme për të gjithë prindërit. Koncepti për të mos lënë vetëm fëmijët homoseksualë, por për të qenë veçanërisht afër tyre është një gjest tjetër i hapjes nga Papa Françesku ndaj botës së ylberit.

Papa qysh në tetor 2020, me rastin e premierës botërore në Festivalin e Filmit në Romë të dokumentarit të Evgeny Afineevsky kushtuar atij, kishte nisur një mesazh të fortë për botën e pranimit të njerëzve me orientime të ndryshme seksuale: “Homoseksualët kanë të drejtë të jenë në një familje. Ata janë fëmijë të Zotit. Askush nuk duhet të përjashtohet apo të bëhet i palumtur për këtë. Ajo që duhet të krijojmë është një ligj i bashkëjetesës civile. Kështu ata janë të mbuluar ligjërisht. Unë kam luftuar për të.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Obama pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

10:19 / November 4, 2026

Donald Trump: Lufta me Iranin ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit

10:00 / November 4, 2026

Demokratët fitojnë garën për Senatin në Teksas, thyejnë dominimin republikan që nga viti 1988

09:38 / November 4, 2026

Pse qeveria suedeze po ndalon përdorimin e ChatGPT dhe Claude

22:56 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.