Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Paralajmërimi i Ramës për rritjen e çmimit të energjisë, Basha: Ku shkoi reforma?! Kriza vjen nga keqqeverisja

14:50 / October 4, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
LULZIM BASHA 1 770x397 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një prononcim për mediat ka reaguar sërish për paralajmërimin e Ramës dje se vendi rrezikonte rritje të çmimit të energjisë.

Pas mbledhjes së grupit të PD-së, Basha shtroi disa pyetje publike për Ramën, duke shtuar se ku shkoi reforma në energjetikë? Mes të tjerash ai tha se PD-ja nuk do të tërhiqet, por do të përballet me këtë fatkeqësi.

“Përshëndetje të dashur gazetarë. Sapo kemi përfunduar mbledhjen e grupi të PD. Në qendër të vëmendjes, ajo që dominoi bisedën ishte çmimi i energjisë dhe paralajmërimi i tellati të djeshëm. Çmimi i karburanteve rëndon te familjarët dhe bizneset. Çmimi i energjisë dhe karburante rrit dhe ka ndikimin te gjithçka qe konsumojmë. Duhet të kujtoj këtu se Edi Rama e premtoi uljen e çmimit të energjisë, por e rriti dhe për familjarët dhe për bizneset. Dhjetra familjarë kanë vrarë veten në qelitë ku janë burgosur nga Edi Rama për faturat. Mbi 1 mijë janë burgosur, të tjerë kanë kaluar 1 natë në komisariat, në kuadër të reformës për energjisë. Jemi vendi i katërt ku pjesë më e madhe për buxhetin shkon për energjinë.

Pyetja shtrohet se çfarë u bë me reformën e energjisë? Ku shkuan paratë e vjelura të qytetarëve, apo gjoja të mirëadministraura. Ne e dimë se çmimi i energjisë u rrit dhe çmimi i karburantit u rrit dy herë, si një nga çmimet më të shtrenjta në rajon. Këto janë fakte që i di gjithkush. Është fabul, një anekdote se si në zonat kufitare kalojnë dhe blejnë karburant në Kosovë apo Maqedoni. Kjo është pasojë e keqqeverisjes së tij, e vendimmarrjes së tij gjakftohtë kriminale. Paratë që duhet të çonte për uljen e energjisë i ka marrë dhe ka pasuruar veten e tij dhe një grup oligarkësh që janë pjesë e thellimit të vjedhjes dhe problemit. Përballë saj ne kemi jo vetëm propozime, që u bënë publike dje dhe që do të zhvillohen në detaje në bashkëpunim me grupe të interesit, por ne do të bëjmë gjithçka për të ndalur këtë fatkeqësi të re që po përgatit Edi Rama. Këtë sëpate që po preh qafën e shqiptarëve për xhepat e tyre ku do të fusë duar për të mbyllur gropën e korrupsionit të krijuar prej 8 vitesh në kurriz të shqiptarëve. Ka vetë vetëm një mënyrë për të mbushur gropën e korrupsionit, paratë e zhvatura me PPP, tendera korruptivë, koncensione e afera, këto para të shërbejnë për të plotësuar ato hapa të menjëhershëm që ne kemi propozuar. Fatkeqësi kriza nuk është një krizë që vjen nga jashtë. Është një krizë që vjen nga brenda, nga keqqeverisja. T’i tregojmë shqiptarëve që me një qeveri të përgjegjshme ka zgjidhje. Nxisim e përkrahim të gjitha format e reagimit popullor.”, tha Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.